Bota

Takimi në Bruksel/ Provokon Lista Serbe: Serbët në Kosovë i besojnë Vuçiçit

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se serbët në Kosovë po i ndjekin me vëmendje bisedimet e sotme në Bruksel dhe se kanë besim të plotë te presidenti Vuçiç, sepse e dinë se ai po lufton dhe po këmbëngul në luftën për mbijetesë.

27 Shkurt 2023, 19:21 Nga a.l
Takimi në Bruksel/ Provokon Lista Serbe: Serbët në Kosovë i
Igor Simiq

SERBI- Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se serbët në Kosovë po i ndjekin me vëmendje bisedimet e sotme në Bruksel dhe se kanë besim të plotë te presidenti Vuçiç, sepse e dinë se ai po lufton dhe po këmbëngul në luftën për mbijetesë, raporton media serbe.

"Serbët kanë besim të plotë te presidenti Vuçiq, sepse e dinë se ai është duke luftuar dhe këmbëngulës në luftën për mbijetesën e serbëve në Kosovë dhe Metohi. Pavarësisht se kush është përballë tij, Vuçiq e mban barrën e rëndë të luftës për interesat serbe, dhe serbët në Kosovë dhe Metohi kanë besim të plotë se ai do të luftojë për më të mirën e mundshme në këto rrethana të vështira",tha Simiq.

Sipas planit evropian, nëse nuk arrihet marrëveshje mes Vuçiçit dhe Kurtit, do të mbahen sërish takime dypalëshe të liderëve për përfaqësuesit evropianë. Siç dihet, marrëveshja është e gatshme dhe se nuk do të diskutohet fare për përmbajtjen e saj. Kosovës dhe Serbisë i është kërkuar që ta pranojnë planin evropian, në të kundërtën, sipas ndërkombëtarëve, do të ketë pasoja për të dyja vendet, kurse në rast pranimi, sipas tyre, do të ketë benefite për të dyja vendet.

igor simiq

Sondazh

Poll