Bota

ME VIDEO- Diçka nuk po shkon mirë me takimin Kurti-Vuçiç, Borrell shumë i lodhur, mban kokën me duar...

Në videon e mëposhtme 8 sekondëshe shihet sesi Borrell krahë Miroslav në tryezën e bisedimeve, në një moment vendos duart në kokë. Ndërsa presidenti serb, Vuçiç sheh drejt kamerës.

27 Shkurt 2023, 19:35 Nga a.l
ME VIDEO- Diçka nuk po shkon mirë me takimin
Aleksandër Vuçiç, Josep Borrell

BRUKSEL- Ka vijuar prej më shumë se një ore, takimi tre-palësh në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarëve evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. BE ka publikuar disa pamje gjatë bisedimeve, ku siç kemi raportuar edhe më herët referuar mediave vendase, synohet të arrihet një mërrëveshje për normalizimin e situatës mes dy vendeve. Një moment që nuk mund të kalohej pa u vënë re ishte edhe ai, kur shefi i diplomacisë së BE-së për dialogun Kosovë-Serbi duket i lodhur, me gjasë nga intensiteti i bisedimeve, të cilën ai e ka shprehur dhe me veprime. 

Në videon e mëposhtme 8 sekondëshe shihet sesi Borrell krahë Miroslav në tryezën e përbashkët, në një moment vendos duart në kokë. Ndërsa presidenti serb, Vuçiç sheh drejt kamerës.


Takimi vijon. Ndërsa presidenti serb ka paralajmëruar se do të mbajë një fjalim. Ndërsa pak pas tij do të nisë fjalën edhe shefi i diplomacisë Josep Borrell. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll