Bota

FOTOT- Takimi Kurti-Vuçiç me menu 'të varfër', kafe, ujë dhe Coca Cola. Por s'mungonin as biskotat

Nga pamjet e shpërndara deri më tani nga takimet bie në sy menu-ja standardë dhe "e varfër" për ta. Siç ka ndodhur edhe herët e shkuara në tavolinë ka pasur kafe, ujë, biskota dhe Coca Cola Zero.

27 Shkurt 2023, 18:55 Nga k.m.
FOTOT- Takimi Kurti-Vuçiç me menu 'të varfër',
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

BRUKSEL- Në ora 15:00 në Bruksel ka nisur takimi i përfaqësuesve të BE-së me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe të kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Fillimisht veçmas, e tani edhe të dy bashkë, po takohen me të dërguarin e SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, komisionerit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Nga pamjet e shpërndara deri më tani nga takimet bie në sy menu-ja standarde dhe "e varfër" për ta. Siç ka ndodhur edhe herët e shkuara në tavolinë ka pasur kafe, ujë, biskota dhe Coca Cola Zero.

Në rendin e ditës është një temë - vazhdimi i rrugës drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ku do të diskutohet për herë të parë propozimi i ri tashmë zyrtar francezo-gjerman. Beogradi tashmë disa herë i ka vendosur vijat e kuqe - njohjen e Kosovës dhe hyrjen e Kosovës në OKB, ndërsa për Prishtinën - formimi i Unionit të Komunave Serbe është pengesë.

aleksandër vuçiç albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll