Bota

'Kemi frikë se arratiset në Dubai'/ Gjykata rumune rrëzon kërkesën për liri të Andrew dhe Tristan Tate, GJESTI me duar

Tate u fotografua duke bërë një sinjal misterioz me dorë teksa mbërriti në gjykatë në Bukuresht këtë mëngjes i prangosur vëllait të tij.

27 Shkurt 2023, 19:22 Nga k.m.
'Kemi frikë se arratiset në Dubai'/ Gjykata rumune
Andrew dhe Tristan Tate

RUMANI- Andrew Tate do të detyrohet të qëndrojë në paraburgim edhe për 30 ditë të tjera pasi gjykata ka refuzuar kërkesën e tij të fundit për liri. Influenceri mizogjen dhe vëllai i tij Tristan po mbahen pas hekurave të burgut në Rumani për gati dy muaj, si pjesë e një hetimi për akuzat për trafikim njerëzor dhe përdhunim.

Tate u fotografua duke bërë një sinjal misterioz me dorë teksa mbërriti në gjykatë në Bukuresht këtë mëngjes i prangosur vëllait të tij.

'Kemi frikë se arratiset në Dubai'/ Gjykata rumune
Gjesti i Andrew Tate

Por gjykata hodhi poshtë ankesën e tij kundër vendimit të një gjyqtari javën e kaluar për të zgjatur arrestin e tij për herë të tretë për 30 ditë.

Avokatët i kërkuan gjykatës që t'u japë atyre lirimin me kusht në një seancë të hënën e kaluar, por gjyqtarët vendosën se ishte e nevojshme mbajtja e tyre në burg, duke argumentuar se i druheshin një largimi të Tate në Dubai. 

Tate dhe vëllai i tij u arrestuan më 29 dhjetor si pjesë e një hetimi për trafikim njerëzor, përdhunim dhe krim të organizuar. Ata akuzohen se rekrutuan gra në platformat e mediave sociale dhe i bindën të udhëtonin në vilën e tyre 600 mijë paundëshe në periferi të Bukureshtit. Vëllezërit dyshohet se shtireshin se ishin të dashuruar me vajzat e reja, përpara se t'i detyronin ato të kryenin akte seksuale në internet dhe t'u merrnin fitimet. 

Ndërkohë tani që ndodhet në burg, Tate ankohet për të ftohtin në qeli. Ai gjithashtu e quajti burgun një "shtëpi kafshësh" ndërsa tregoi se si të burgosurit grinden me rojet. Gjithashtu  zbuloi gjithashtu rutinën e tij të stërvitjes në burg, duke pretenduar se bënte 500 squats dhe 500 pompa në ditë.

andrew tate tristan tate

Sondazh

Poll