Bota

Ukraina, nga ringu i boksit, përfundoi në një tank: PAMJET VIRALE ku ish-boksieri Wladimir Klitschko shfaqet duke drejtuar një Leopard 2

Kjo është historia e Wladimir Klitschkos, ish-kampion i boksit dhe vëllai i Vitalit, kryebashkiaku aktual i Kievit dhe gjithashtu një ish-kampion bote në peshat e rënda.

27 Shkurt 2023, 19:30 Nga k.m.
Ukraina, nga ringu i boksit, përfundoi në një tank: PAMJET VIRALE
Wladimir Klitschko

KIEV- Nga ringu, ku fitoi medaljen e artë olimpike dhe një titull botëror në peshën e rëndë, Wladimir Klitschko po drejton një tank Leopard 2 në vendlindjen e tij Ukrainë. Kjo është historia e Wladimir Klitschkos, ish-kampion i boksit dhe vëllai i Vitalit, kryebashkiaku aktual i Kievit dhe gjithashtu një ish-kampion bote në peshat e rënda.

Pas pushtimit të Rusisë, Wladimir qëndroi në front për të luftuar për vendin e tij. Së fundmi ka postuar në Twitter një video prej 53 sekondash, e cila është bërë virale në internet.

Wladimir Kliyschko shkoi personalisht në Gjermani për t'i grumbulluar tanket Leopard 2, së bashku me vëllanë e tij, duke marrë pjesë edhenë qendrën stërvitore të ushtrisë gjermane në Munster. Në video, Wladimir falënderon Gjermaninë që i dha një "mace" për të cilën u shpreh se: Nuk e kisha menduar kurrë se do ta ngisja diçka të tillë një vit më parë. Ka kaluar një vit lufte në Ukrainë, një vit vuajtjesh të jashtëzakonshme, por na është forcuar vullneti ynë dhe është po aq i fuqishëm sa ky tank. Faleminderit botës së lirë për atë që ka bërë për ukrainasit. Rroftë Ukraina, rrofshin heronjtë tanë.

lufta ukraine-rusi wladimir klitschko

Sondazh

Poll