Bota

Pas takimit trepalësh në Bruksel, pritet fjalimi i presidentit Vuçiç

Poashtu shefi i diplomacisë së BE-së Borrell do të dalë me një konferencë për mediat ku do të informojë mbi përfundimet e arritura gjatë taikmit me kreun e qeverisë së Kosovës dhe liderit serb.

27 Shkurt 2023, 19:15 Nga a.l
Pas takimit trepalësh në Bruksel, pritet fjalimi i presidentit
Aleksandër Vuçiç, Josep Borrell, Miroslav Lajçak, Albin Kurti

BRUKSEL- Pas takimit trepalësh në Bruksel, presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet të mbajë një fjalim. Poashtu shefi i diplomacisë së BE-së Borrell do të dalë me një konferencë për mediat ku do të informojë mbi përfundimet e arritura gjatë taikmit me kreun e qeverisë së Kosovës dhe liderit serb.

Sipas planit, nëse nuk arrihet marrëveshje mes Vuçiçit dhe Kurtit, do të mbahen sërish takime dypalëshe të liderëve për përfaqësuesit evropianë. Siç dihet, marrëveshja është e gatshme dhe se nuk do të diskutohet fare për përmbajtjen e saj. Kosovës dhe Serbisë i është kërkuar që ta pranojnë planin evropian, në të kundërtën, sipas ndërkombëtarëve, do të ketë pasoja për të dyja vendet, kurse në rast pranimi, sipas tyre, do të ketë benefite për të dyja vendet.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll