Bota

Borrell mban kokën me duar, Vuçiç tregon ç'po ndodh në Bruksel: Takim i vështirë, por nuk dorëzohem!

Vuçiç ka folur sërish nga Brukseli me një tjetër postim në Instagramin e tij.

27 Shkurt 2023, 19:48 Nga k.m.
Borrell mban kokën me duar, Vuçiç tregon ç'po
Pamje nga takimi

BRUKSEL- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet ende në takim me kryeministrin e Kosovës, por sërish ka 'update-ar' shtetasit serbë që e ndjekin me ëndje takimin që po zhvillohet në Bruksel. Vuçiç ka folur sërish nga Brukseli me një tjetër postim në Instagramin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

"Takimi i vështirë. Siç pritej. Nuk ka dorëzim,"- tha Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram. Ndërkohë që tek fotoja që ai ka shpërndarë, duket shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, i cili mban kokën me duar. Me siguri nga intensiteti i bisedimeve në tryezë.

aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll