Aktualitet

PAMJET- Aksidenti masiv në Tiranë, të lënduarat merren me barrelë, njëra prej tyre dërgohet me karrige me rrota

Njëra nga të lënduarat dërgohet me barelë drejt ambulancës, ndërsa tjetra, e cila mban qafore, dërgohet me karrige me rrota. 

27 Shkurt 2023, 13:42 Nga A.B
PAMJET- Aksidenti masiv në Tiranë, të lënduarat merren me
Barrela

TIRANË- Momenti kur dy prej personave të lënduar nga aksidenti që ndodhi paraditen e sotme në kryeqytet, janë bërë publike nga 'Panorama'. Njëra nga të lënduarat dërgohet me barelë drejt ambulancës, ndërsa tjetra, e cila mban qafore, dërgohet me karrige me rrota. 

Shkak për aksidentin masiv që ndodhi në zonën e 'Shallvareve' në Tiranë, dyshohet se është bërë një defekt teknik në urbanin e linjës 'Unaza'. Ky është dyshimi paraprak, ndërkohë që hetimet vijojnë për të dalë në përfundime më të sakta. Nga ana tjetër, vetë drejtuesi i autobusit është shprehur se në momentin që ka nbdodhur përplasja, nuk është ndjerë mirë.

Aksidenti ndodhi këtë paradite dhe la nëntë persona të plagosur. Të gjithë raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në duart e bluzave të bardha në spitalin e Traumës. Ishte urbani i linjës 'Unaza' që goditi nga pas një sërë mjetesh dhe solli aksidentin masiv. Dosja.al solli pamje dhe foto nga vendngjarja që tregoi zonën e kthyer në një kaos. 

aksidenti masiv te tajvani

Sondazh

Poll