Aktualitet

"PORSCHE përplaset me pemën! Pamje nga vendngjarja/ Si ndodhi aksidenti për shkak të parakalimit të gabuar të autobusit të Unazës

Dosja sjell pamje nga vendngjarja. Aksidenti që ndodhi sot në Tiranë pranë zonës së Tajvanit dyshohet se ndodhi për shkak të një parakalimi të gabuar nga ana e shoferit të autobusit të "Unazës"

27 Shkurt 2023, 11:53 Nga f.g
"PORSCHE përplaset me pemën! Pamje nga vendngjarja/ Si ndodhi
Pamje nga vendngjarja

TIRANE- Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme pranë zonës së njohur si "Tajvani" në kryeqytet për fat të mirë nuk ka shkaktuar viktima. Dosja pa nga afër situatën ku shihet sesi autobusi i linjës së "Unazës" ka përplasur disa automjete. Një prej tyre, mjeti që shihet në pamje, tip "Porsche Cayenne" është përplasur me një pemë. Nga aksidenti janë plagosur disa persona që janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore. Paraprakisht, aksidenti dyshohet se ndodhi për shkak të një parakalimi të gabuar nga ana e shoferit të autobusit të "Unazës". Për më shumë ndiqni pamjet:/Dosja.al

 

 

 

aksidenti masiv te tajvani

Sondazh

Poll