Aktualitet

Aksidenti masiv në Tiranë, dyshohet se shkak u bë një defekt në autobus, drejtuesi: S’u ndjeva mirë, vuaj nga diabeti dhe zemra

Ky është dyshimi paraprak, ndërkohë që hetimet vijojnë për të dalë në përfundime më të sakta.

27 Shkurt 2023, 13:30 Nga F.M
Aksidenti masiv në Tiranë, dyshohet se shkak u bë një defekt
Aksidenti te Tajvani

TIRANË- Shkak për aksidentin masiv të ndodhur këtë paraditen ë zonën e 'Shallvareve' në Tiranë, dyshohet se është bërë një defekt teknik në urbanin e linjës 'Unaza'. Ky është dyshimi paraprak, ndërkohë që hetimet vijojnë për të dalë në përfundime më të sakta. Nga ana tjetër, vetë drejtuesi i autobusit është shprehur se në momentin që ka nbdodhur përplasja, nuk është ndjerë mirë.

"S’u ndjeva mirë, vuaj nga diabeti dhe zemra,"- ka thënë ai.

Aksidenti ndodhi këtë paradite dhe la nëntë persona të plagosur. Të gjithë raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në duart e bluzave të bardha në spitalin e Traumës. Ishte urbani i linjës 'Unaza' që goditi nga pas një sërë mjetesh dhe solli aksidentin masiv. Dosja.al solli pamje dhe foto nga vendngjarja që tregoi zonën e kthyer në një kaos. 

aksidenti masiv te tajvani

Sondazh

Poll