Aktualitet

FOTOT-VIDEO/ Makinat e bëra copash! Dalin pamjet nga aksidenti masiv te Tajvani, zona totalisht e bllokuar

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bëri me dije se ka qenë autobusi i linjës 'Unaza' që ka goditur nga pas mjetet e vogla, duke shkaktuar kështu një aksident masiv.

27 Shkurt 2023, 12:25 Nga F.M
FOTOT-VIDEO/ Makinat e bëra copash! Dalin pamjet nga aksidenti masiv te
Aksidenti në Tiranë

TIRANË- Dosja.al ka siguruar pamje nga aksidenti masiv që ndodhi në Tiranë, i cili ka lënbë të paktën tre persona të plagosur. Ngjarja e rëndë që ktheu aksin pranë 'Shallvareve' në një kaos ndodhi këtë paradite. Në pamje duken mjetet e bëra copash pas përplasjes.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bëri me dije se ka qenë autobusi i linjës 'Unaza' që ka goditur nga pas mjetet e vogla, duke shkaktuar kështu një aksident masiv. Zyrtarisht është raportuar për tre persona të plagosur, ndërsa pamjet e sjella nga Dosja.al tregojnë për dëme të shumta materiale. 

aksidenti masiv te tajvani

Sondazh

Poll