Aktualitet

Dhunë në familje dhe aksident, arrestohen dy persona në Dibër

Po ashtu është arrestuar dhe një 47-vjeçar, pasi ka aksidentuar një vajzë të mitur me makinë.

27 Shkurt 2023, 13:22 Nga I.A
Dhunë në familje dhe aksident, arrestohen dy persona në
Policia

DIBËR- Dy persona janë arrestuar në Dibër për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga ka rënë një 35-vjeçar pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht babain e tij. Po ashtu është arrestuar dhe një 47-vjeçar, pasi ka aksidentuar një vajzë të mitur me makinë. Gjithashtu është proceduar penalisht dhe një 16-vjeçar, i cili ka goditur një 15-vjeçar me grusht për motive të dobta. 

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale dhe procedohet penalisht një tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan shtetasin M.K., 35 vjeç, banues në Dibër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj babait të tij. Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D.M., 47 vjeç, banues në Bulqizë, pasi duke drejtuar automjetin e tij në afërsi të një marketi në Maqellarë, ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën një shtetase të mitur (këmbësore). Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Maqellarë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit Xh.K., 16 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta një 15-vjeçar. -Në banesën e shtetasit E.M., 31 vjeç, në fshatin Melan, janë vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestohen 2 persona ne diber

Sondazh

Poll