Aktualitet

Aksidenti te Tajvani, drejtuesi i mjetit: Shoferi i autobusit ishte i tronditur, nuk e di a kishte pirë alkool apo ishte me tension

Duke folur për mediat, ai ka theksuar se po ashtu dhe shoferi i urbanit ishte i trindiur nga aksidenti, por nuk e dinte nëse ishte nën efektin e alkoolit apo me tension.

27 Shkurt 2023, 12:47 Nga I.A
Aksidenti te Tajvani, drejtuesi i mjetit: Shoferi i autobusit ishte i tronditur,
Shoferi

TIRANË- Një nga drejtuesit e mjeteve që u përplasen në aksidentin masiv te Tajvani ka deklaruar se në urbanin që u përfshi në aksident kishte disa persona të lënduar. Duke folur për mediat, ai ka theksuar se po ashtu dhe shoferi i urbanit ishte i trindiur nga aksidenti, por nuk e dinte nëse ishte nën efektin e alkoolit apo me tension.

“Dola mora pak veten, se nuk e kuptova çfarë ndodhi, vetëm mbaja këmbën në frena. Me sa pash në autobus kishte shumë të plagosur. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, tek të 60-at ishte, e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shofim”, tha ai.

aksidenti masiv te tajvani

Sondazh

Poll