Aktualitet

Aksidenti te Shallvaret, Policia: Hetimet po vijojnë, kemi bërë testet e alkolit

Po ashtu ka theksuar se u është bërë testi i alkoolit drejtuesve të mjetit dhe se sapo të kenë një verdikt do e bëjnë publike. 

27 Shkurt 2023, 11:45 Nga I.A
Aksidenti te Shallvaret, Policia: Hetimet po vijojnë, kemi bërë
Policia

TIRANË- Policia ka dalë në deklaratë për mediat, pas aksidentit te Shallvaret. Shefi i qarkullit të Tiranës Taulant Gjoka ka deklaruar për mediat se asnjë nga të plagosurit nuk janë të rrezik për jetën. Po ashtu ka theksuar se u është bërë testi i alkoolit drejtuesve të mjetit dhe se sapo të kenë një verdikt do e bëjnë publike. 

"Janë 3 të plagosur. Asnjë nga të dëmtuarit nuk ka rrezik për jetën. Nga 3 të dëmtuar, 2 janë drejtues mjetesh dhe 1 drejtues autobusi. Sa më parë të kemi një verdikt do ju bëjmë me dije. Disa drejtues mjetesh në vendngjarje po kontrollohen edhe për nivelin e alkoolit. Edhe ata që ndodhen në spital pasi të marrin ndihmën mjekësore. Ka dyshime për shpejtësi por s’mund të japim verdikt final,” tha Gjoka.

taulant gjoka aksidenti masiv te tajvani

Sondazh

Poll