Aktualitet

Aksident në Qafë Thanë, 59-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, përfundon në spital

Mësohet se një 59-vjeçar duke drejtuar kamionin ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

27 Shkurt 2023, 13:04 Nga I.A,F.M

Aksident në Qafë Thanë, 59-vjeçari humb kontrollin e

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Qafë Thanë. Mësohet se një 59-vjeçar duke drejtuar kamionin ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti i plagosur ka mbetur drejtuesi i kamisonit. 

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, në fshatin Pishkash, shtetasi A. S., 59 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin (kamion), ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident është dëmtuar 59-vjeçari i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

aksident në qafë thanë

Sondazh

Poll