Aktualitet

"Largohuni që këtej", detaje nga aksidenti masiv, policia u bën thirrje qytetarëve

Efektivë të Policisë së Shtetit kërkojnë që qytetarët të largohen nga vendngjarja. 

27 Shkurt 2023, 12:05 Nga F.M
"Largohuni që këtej", detaje nga aksidenti masiv, policia u
Aksidenti te Tajvani

TIRANË- Zona ku ndodhi aksidenti masiv tek 'Shallvaret' është kthyer në një kaos! Njerëz që ulërasin, kërkojnë ndihmë mjekësore dhe jo vetëm, shihen në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, efektivë të Policisë së Shtetit kërkojnë që qytetarët të largohen nga vendngjarja. 

"Largohuni që këtej, ikni, lironi rrugën,"- dëgjohet të thonë efektivët në sfond. 

Ngjarja ndodhi këtë paradite. Urbani i linjës "Unaza" ka goditur nga pas të paktën gjashtë automjete. Deri më tani, raportohet se janë plagosur të paktën 3 persona. 

aksidenti masiv te tajvani

Sondazh

Poll