Sport

Ansu Fati përsëri do të ndalet, nuk i ndahen dëmtimet…

Sipas buletinit mjekësor të katalanasve, sulmuesi ka pësuar një “dëmtim në gjurin e majtë” dhe do të jetë jashtë opsioneve të Xavi Hernández për një kohë të pacaktuar.

24 Shkurt 2023, 21:38 Nga DOSJA

Ansu Fati përsëri do të ndalet, nuk i ndahen

SPANJE - Një tjetër pengesë për Ansu Fatin. Pasi pësoi tre lëndime të veçanta sezonin e kaluar, ku luajti vetëm 15 ndeshje, lojtari i kombëtares spanjole do të ndalet sërish për shkak të problemeve fizike.

Në seancën e parë stërvitore pas eliminimit të Europa League ndaj Manchester United, në Old Trafford, Ansu Fati ka pësuar, sipas buletinit mjekësor të katalanasve, një “dëmtim në gjurin e majtë” dhe do të jetë jashtë opsioneve të Xavi Hernández për një kohë të pacaktuar. 

Këtë sezon, anësori 20-vjeçar ka shënuar gjashtë gola dhe tre asistime në 36 ndeshje, në një total prej 1253 minutash. Të dielën, Barcelona luan në Almeria, për xhiron e 23-të të La Ligës.

Ansu Fati përsëri do të ndalet, nuk i ndahen

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll