Sport

Suedezi i njohur Sven-Göran Eriksson tërhiqet nga bota e futbollit, është i sëmurë...

Ish-trajneri i njohur suedez largohet nga posti i drejtorit sportiv të IF Karlstad për t'u fokusuar te shëndeti

24 Shkurt 2023, 21:07 Nga DOSJA
Suedezi i njohur Sven-Göran Eriksson tërhiqet nga bota e futbollit,

SUEDI - Sven-Göran Eriksson njoftoi, të enjten, përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të IF Karlstad, klubit suedez ku ai ishte drejtor sportiv, se do të largohet për t'u shëruar nga një sëmundje, e cila është ende nuk është përcaktuar.

"Për momentin, kam vendosur të reduktoj paraqitjet e mia publike, për shkak të një çështjeje shëndetësore, e cila ende është duke u hetuar. Për momentin fokusi im është te shëndeti im, familja ime dhe përmbushja e disa detyrave të kufizuara për IF Karlstad Football.

Dëshiroj të falënderoj njerëzit e futbollit në përgjithësi dhe miqtë e mi për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre. Ju kërkoj të respektoni vendimin dhe privatësinë time. Për çështje urgjente kontaktoni avokatin tim",- ka zbuluar ai.

Ish-trajneri i njohur suedez, në moshën 75-vjeçare, mori detyrën e drejtorit sportiv në Karlstad, një klub suedez i kategorisë së tretë, vitin e kaluar. Tani më i dobësuar, ai vendos të largohet për një periudhë të pacaktuar.

Trajneri legjendar pati një karrierë plot suksese, me dy periudha me Reds (nga 1982 në 1984 dhe më pas, nga 1989 në 1992), por edhe në klube si Lazio, Fiorentina, Roma dhe Sampdoria. Në Angli, ai drejtoi gjithashtu edhe Leicester Cityn dhe Manchester Cityn.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll