Sport

Carlo Ancelotti e sheh veten si trajner të Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm...

I cituar si kandidat për postin e trajnerit të Brazilit, Carlo Ancelotti tha të premten se synon të mbetet trajner i Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm.

24 Shkurt 2023, 17:35 Nga DOSJA
Carlo Ancelotti e sheh veten si trajner të Real Madridit edhe sezonin e

SPANJE - I cituar ndër pretendentët për postin e trajnerit vakant të Brazilit, që kur Tite dha dorëheqjen pas eliminimit nga Kroacia në çerekfinale të Botërorit të fundit, Carlo Ancelotti tha këtë të premte se ishte i bindur, se do të mbetej në krye të Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm.

“Po, po, jam shumë i qetë ”,- tha ai kur u pyet, nëse do të ishte akoma këtu pas një viti, gjatë një konference për shtyp, në prag të derbit kundër Atléticos (e shtunë, ora 18:30). Fitues të mëdhenj në Champions League, të martën në fushën e Liverpool (5-2), ‘merenguesit’ janë tetë pikë prapa FC Barcelona në renditjen e La Ligas. 

“Nuk kam pse të rinovoj kontratën time, e kam një (ai është me kontratë deri në qershor 2024), kujtoi ish-trajneri i PSG-së. Unë kam vetëm një gjë për të bërë: të fitoj ndeshje. Të gjithë e dinë se sa do të thotë Champions League për këtë klub, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të luftojmë për gjithçka, në veçanti për La Ligën. Ne do të vendosim të gjithë energjinë tonë në të”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll