Sport

Rikthehet në vendlindje, Marcelo firmos dhe bëhet pjesë e Fluminenses...

Në moshën 34-vjeçare është rikthyer aty ku nisi hapat e parë si futbollist.

24 Shkurt 2023, 20:01 Nga DOSJA

Rikthehet në vendlindje, Marcelo firmos dhe bëhet pjesë e

BRAZIL - Ish-futbollisti i Real Madridit, Marcelo është rikthyer në vendlindje, Brazil. Mbrojtësi i krahut të majtë, i është bashkuar skuadrës së Fluminenses, te e cila është prezantuar të premten. Marcelo iu bashkua akademisë së klubit brazilian në moshën 13-vjeçare dhe bëri debutimin e tij profesional në moshën 17-vjeçare.

Në fakt, Marcelo rikthehet te Fluminense, pas largimit të tij në janar të vitit 2007 për t’iu bashkuar Real Madridit, ekip për të cilin luajti deri në fund të sezonit të shkuar.

Mbrojtësi i majtë 34-vjeçar është transferuar te Fluminense si lojtar i lirë, pasi javë më parë ndërpreu me konsensus kontratën me Olympiacosin e Pireut në Greqi, klub me të cilin luajti 10 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar tri gola.

Rikthehet në vendlindje, Marcelo firmos dhe bëhet pjesë e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll