Sport

Altetia etiopiane dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortit. “Më kishte bërë magji…”

Gushtin e kaluar, bashkëshorti u sulmua nga të panjohur në shtëpinë e tij. Ai u godit me thikë për vdekje dhe hetimet e policisë treguan se ata ishin vrasës me pagesë. Gjatë rrugës, ata zbuluan se ajo dhe vëllezërit e saj ishin të përfshirë në vrasjen e tij.

24 Shkurt 2023, 21:36 Nga DOSJA
Altetia etiopiane dënohet me burgim të përjetshëm për

ETIOPI - Kampionia etiopiane e atletikës në garat e gjysmë distancave Besu Santo është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortit, së bashku me vëllezërit e motrat e saj. E nënta në Lojërat Olimpike në Rio, u arrestua nga autoritetet ku në fakt rrëfeu krimin e saj.

Gushtin e kaluar, bashkëshorti u sulmua nga të panjohur në shtëpinë e tij. Ai u godit me thikë për vdekje dhe hetimet e policisë treguan se ata ishin vrasës me pagesë. Gjatë rrugës, ata zbuluan se ajo dhe vëllezërit e saj ishin të përfshirë në vrasjen e tij.

Madje dyshohet se kanë ndihmuar në transportimin e trupit, në mënyrë që të zhdukeshin gjurmët e tij. Në vrasje janë përfshirë gjithsej pesë persona, ndërsa dy (vrasësit) janë ende në kërkim.

Gjatë gjyqit, Santo pretendoi se i shoqi "i bëri magji familjes time, nënës sime, vëllezërve e motrave dhe mua për të na shkatërruar". Ajo dhe vëllai i saj u dënuan me burgim të përjetshëm.

Atletja 27-vjeçare nga Etiopia fitoi medaljen e argjendtë në 1500 metra. në Kampionatin Afrikan 2015 në Brazaville. Ajo kishte zënë vendin e nëntë në 1500 m. në Lojërat Olimpike 2016 në Rio de Zhaneiro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll