Sport

Paqe në “Niko Dovana”, Ujka u ngrin gëzimin shijakasve me golin ‘in extremis’, ndërkohë që edhe shtylla u vjen në ndihmë

Takimi Erzeni - Laçi mbyllet në barazim 0-0, një rezultat i drejtë për të dyja skuadrat, të cilat renditen respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë në renditje.

24 Shkurt 2023, 19:11 Nga DOSJA
Paqe në “Niko Dovana”, Ujka u ngrin gëzimin shijakasve me

DURRES - Nuk ka fitues në “Niko Dovana”. Në fund të ndeshjes, Erzeni dhe Laçi i shtërngojnë duart njeri-tjetrit, teksa firmosin barazimin 1-1. Ilirid Ademi kaloi skuadrën shijakase të Erzenit në epërsi në minutën e 65-të.

27-vjeçari shfrytëzoi një krosim të Florian Kadriut dhe mposhti Gentian Selmanin, pasi topi i goditur me kokë prej tij përfundoi në rrjetë. Bardhezinjtë kurbinas reaguan dhe ia dolën të evitonin humbjen, pas golit të Serxho Ujkës në minutën e 90-të të takimit.

Mesfushori laçian tundi rrjetën kundërshtare me një goditje potente brenda zonës kundërshtare, duke barazuar rezultatin në 1-1 dhe dhuruar një pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së tij. Pas këtij episodi, Laçi edhe mund ta fitonte ndeshjen, por topi përfundoi në traverse.

Ndeshjet e Erzenit pa fitore shkojnë në katër, ndërkohë që Laçi rigjen pikën pas dy humbjeve radhazi në Kurbin përballë Egnatias e Bylisit. Erzeni me 32 pikë renditet në vendin e pestë, ndërsa Laçi me dy pike më pak renditet në vendin e gjashtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll