Sport

Dhunoi të dashurën, arrestohet pas dy vitesh në Gjilan, ish-sulmuesi i Partizanit...

Pritet që Solomon të vendoset para përgjegjësisë, pasi kur luante me Partizanin në Superligë (2019-2021) për shumë javë qëndroi pas hekurave pas dhunimit të ish-të dashurës.

24 Shkurt 2023, 19:58 Nga DOSJA
Dhunoi të dashurën, arrestohet pas dy vitesh në Gjilan,

KOSOVE - Theophilus Solomon, aktualisht futbollist i Gjilanit, është arrestuar sot, pasi për kishte një fletë-arresti ndërkombëtar nga Interpoli. 27-vjeçari nigerian akuzohet për dhunimin e ish-të dashurës në vitin 2021 dhe duket se ende nuk i ka mbyllur llogaritë me akuzat.

Mësohet gjithashtu se ai është denoncuar më 17 shkurt nga e dashura e tij, e identifikuar me inicialet E.P për dhunë në familje. Në fakt, sulmuesi afrikan, sipas akuzës, e kishte bërë veprën penale më parë, më saktësisht dy vjet më herët, kur luante në Partizanin në Tiranës, ku luajti mes viteve 2019-2021 para se ë zbarkonte në futbollin kosovar.

Pritet që Solomon të vendoset para përgjegjësisë, pasi kur luante me Partizanin në Superligë (2019-2021) për shumë javë qëndroi pas hekurave pas dhunimit të ish-të dashurës. Ndërkohë ai ka depozituar një kërkesë në Apel, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. 27-vjeçari Nigerian Theophilus Solomon, u transferua tek Gjilani nga Ballkani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll