Politike

‘Do rregullojmë imazhin’/ Kryeministri pranon dorëheqjet e 4 drejtorëve në Shkodër

20 Shtator 2019, 09:54 Nga DOSJA
‘Do rregullojmë imazhin’/ Kryeministri pranon dorëheqjet e

SHKODER- Dalin detaje nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e Partisë Socialiste në Shkodër.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rama ka pranuar dorëheqjen e 4 drejtorëve që dhanë dorëheqjen pas urdhërit të tij.

Drejtori i Thesarit, Myzafer Bushi largohet nga detyra, e bashkë me të, drejtori i ARRSH, Shkëlqim Stërkaj, Hetimit Tatimor, Agron Shima dhe ai i Entit të Banesave, Brian Muriqi.

Dorëheqjet e pranuara të 4 drejtorëve në Shkodër, vijnë pas mbledhjes së kryesisë së kryeministrit Edi Rama në 28 gusht 2019. Në këtë ditë Rama, zhvilloi dhe një mbledhje me drejtorët rajonalë në Shkodër, duke u kërkuar atyre dorëheqjen.

Rama u ka thënë drejtorëve se nuk ka asnjë gjë personale me ta, por këto lëvizje po bëhen për të rregulluar imazhin e PS-në Shkodër. Pas urdhërit të Ramës, vijuan 8 dorëheqjet e radhës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqen drejtoret ne shkoder edi rama ne shkoder mbledhja e ps ne shkoder dorehiqen drejtoret ne shkoder edi rama ne shkoder mbledhja e ps ne shkoder

Sondazh

Poll