Politike

Dorëheqja e Qatos, Tabaku zbulon prapaskenat: U firmos dje, ja pse u publikua sot

19 Shtator 2019, 13:41 Nga DOSJA
Dorëheqja e Qatos, Tabaku zbulon prapaskenat: U firmos dje, ja pse u

TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetes Jorida Tabaku ka reaguar pas dorëheqjes së drejtores së ARRSH, Sonila Qatos. Në një reagim në Facebook, Tabaku shkruan se dorëheqja është firmosur që dje, por u publikua sot për të tërhequr vëmendjen nga gjyqi kundër Saimir Tahirit.

Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, I Belinda Ballukut dhe i kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!”, shkruan Tabaku.

POSTIMI I PLOTË

Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Nje doreheqje qe ka qene gati qe dje e firmosur!

Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, I Belinda Ballukut dhe I kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët! Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut! Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.

Sonila Qato ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Qato si shkak për dorëheqjen e saj ka dhënë përplasjen me kompaninë “Gjoka’ për tenderin Kardhiq-Delvinë. Qato deklaron se nuk përballon dot akzuat që i janë bërë, por shprehet e gatshme që të punoj kudo tjetër, duke vendosur eksperiencën e saj në shërbim të shtetit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqet sonila qato gjyqi kunder tahirit jorida tabaku sonila qato dorehiqet sonila qato gjyqi kunder tahirit jorida tabaku sonila qato

Sondazh

Poll