21 Shkurt 2023, 23:53
Nga F.M
Patenta
TIRANË- 850 mijë lekë të vjetra ose 85 mijë lekë të reja, do të paguajë çdo shqiptar që pas datës 10 mars do të dojë të pajiset me një leje drejtimi. Ky dyfishim i tarifës erdhi si ‘rrufe në qiell të hapur’, dhe bëri që të gjithë ata që kishin shtyrë marrjen e një patente, të aplikonin me urgjencë. Qëllimi ishte që të mos paguanin tarifën e kripur, ndaj të gjitha zyrat ku tërhiqen dokumentet që nevojiten për lejen e drejtimit, u gjendën para një radhe të gjatë njerëzish mëngjesin e 17 shkurtit.
Në fakt, zyrtarisht, nga ana e drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, nuk ka asnjë rritje. Dyfishimin e tarifës, Gonxhe thotë se e kanë bërë në kuadër të një marrëveshjeje që synon eleminimin e evazionit fiskal dhe informalitetit në sektorin e Autoshkollave. Zërat për monopolin e një tregu nuk kanë munguar, por në këtë shkrim do të ndalemi në një tjetër pikë...
Sa paguajnë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për patentat? Ku qëndron ndryshim me Shqipërinë?
Rritja e çmimeve të patentave u raportua fillimisht ne verë. Për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, shumë autoshkolla rritën edhe çmimet, kështu që mesatarisht, të gjithë ata që nuk e kishin marrë patnetën deri në gushtin e vitit të kaluar, do paguanin 100 euro më shumë. Pas Shqipërisë, vendi që ka çmim mjaft të lartë të patentave është Maqedonia e Veriut.
Maqedoni e Veriut
Autoshkollat në Maqedoninë e Veriut ofrojnë një paketë bazë me çmimin prej 400 eurosh që përfshin mësimin teorik dhe praktik për kategorinë B. Nëse kandidati nuk kalon herën e parë, atëherë çmimi rritet me 100 deri në 200 euro. Mesatarisht, shoferët e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të përgatitur të shpenzojnë deri në 700 euro për të marrë patentën.
Serbia
Në Serbi, ndryshojnë edhe rregullat. Në këtë vend, mund të pajisesh me leje drejtimi që në moshën 17-vjeçare. Kostoja e orëve për trajnimin e plotë të kandidatit është rreth 630 euro. Këtë çmim, sipas TRT, autoshkollat e ofrojnë për paketën që mbulon edhe provimin teorik e praktik. Disa nga autoshkollat mbulojnë edhe certifikatën mjekësore. Në Serbi, provimi i patentës jepet sipas shortit që të bie. Janë 15 detyra të ndryshme në terren dhe në mënyrë të rastësishme me përzgjedhje kompjuterike, kandidatit i jepet rruga të cilën duhet të ndjekë për dhënien e provimit në trafikun e qytetit.
Kosovë
Autoshkollat në Kosovës ofrojnë paketën bazë me 20 orë praktikë që kushtojnë deri në 200 euro. Paketa me 300 euro ofron trajnimin bazë teorik dhe praktik.
Bosnje e Hercegovina
Në Bosnje e Hercegovinë çmimi varion nga 500 deri në 600 euro për mësimin teorik, trajnimin praktik, testin teorik, ndihmën e parë dhe testin e drejtimit. Për shkak të dallimeve të mëdha në çmimet për trajnimin e shoferëve në pjesë të ndryshme të BeH, autoritetet kanë vendosur një çmim minimal mbrojtës për autoshkollat, të cilin nuk duhet ta ulin.
Mali i Zi
Mali i Zi ofron një paketë me një kosto që nga 230 deri në 290 euro në varësi të automjetit e llojit të patentës. Studiuesit zbuluan se malazezët e kanë të vështirë të marrin patentë shoferin, kryesisht për shkak të ekzaminimeve dhe miratimeve të nevojshme. Shumica e autoshkollave në Mal të Zi paguajnë veçmas shpenzimet e provimit praktik dhe teorik. Verifikimi i dokumenteve gjithashtu kërkon një kosto ekstra.
dyfishimi i cmimit te patentes
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 23:00
F.M
Gazetari investigativ, Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha, akuzon Endri Fugën se drejtori i mediave në Kryeministri, se ...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 22:46
F.M
Makina e vjedhur
TIRANË- Është zbardhur itinerari i automjetit tip “BMW X6”, i cili u vodh pak kohë më parë n&eum...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 22:37
Sheshi dhe busti
GRAMSH- Disa ditë më parë emisioni Stop në Tv Klan transmetoi problematikën në qytetin e Gramshit, ku në...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 22:35
Ardiana Barbullushi
TIRANË- Një akt-dhurimi i dyshuar i falsifikuar për një banesë në Shkodër është problemat...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 21:59
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka ngritur pikëpyetje për mosnisjen e hetimeve për kryeministrin Edi Rama dhe takimet e tij me...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 21:48
I.A
Avokati i Popullit
TIRANË- Lista me 14 kandidatët për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ka dalë ditën e sotme. Pasi Parlamenti...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 21:58
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se problemi i shqiptarëve nuk është korrupsioni i Charles McGonigal, por lidhjet e ...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 21:56
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Një 19-vjeçar me inicialet O. Sh., është gjetur i plagosur në zonën e njohur...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 21:55
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për kamerat e që janë shkëputur së fundmi nga Policia e Shtetit. I ftuar n&...
Aktualitet
21 Shkurt 2023, 21:49
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar se Agron Nezën, me të cilin publikoi foto këtë pasdite e ka takuar rastës...