Aktualitet

"Më hodhi dorën në qafë"/ Artan Hoxha tregon si e takoi Agron Nezën: Në tavolinë kisha gazetarin e Financial Times, s'iu besua, ka ardhur për kamerat e krimit dhe McGonigal

Madje, gazetari kishte kërkuar një takim me Nezën, por Hoxha tha se në këtë pjesë nuk kishte ndërhyrë. 

21 Shkurt 2023, 21:49 Nga F.M
"Më hodhi dorën në qafë"/ Artan Hoxha tregon si e
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar se Agron Nezën, me të cilin publikoi foto këtë pasdite e ka takuar rastësisht. I ftuar në "A Show", Hoxha tha se ai ishte duke biseduar me një gazetar të Financial Times, në momentin që Neza ka shkuar dhe e ka takuar. Ai tha se duke qenë se me gazetarin në fjalë po bisedonte për dosjen e Charles McGonigal, ai ishte habitur kur kishte kuptuar që personi që i kishte shkuar në tavolinë ishte 'Personi A' i dosjes së FBI-së. Madje, gazetari kishte kërkuar një takim me Nezën, por Hoxha tha se në këtë pjesë nuk kishte ndërhyrë. 

"Ishte një temë shumë interesante. Në Shqipëri ndodhet një gazetar i Financial Times, ka ardhur në vendin tonë, merret me pakemrat dhe me dosjen e MCGonigal. Ndërkohë isha duke biseduar me të në lidhje me këtë histori. Po bëja një lidhje me kamerave që ndodheshin në Shkodër, i thashë që këtu nuk është se ndodh diçka mes krimit e politikës, por i kë bashkë. Nuk janë të ndarë. Në bisedë e sipër, teksa ai më pyeste, çfarë janë këta me Mcgonigal, vjen dikush më hedh dorën., E shikoj dhe i them ja sa të mbaroj, por vij aty. Më pyeti gazetari, më tha kush është ky? I thashë, ky është ai për të cilin ke ardhur. S'ka mundësi më tha mua. Më tha, si ka mundësi. I thashë po të kishte vënë re, perosnin A dhe B do i kishte parë vetë. Madje pak ditë më parë i thashë, mund të kishte parë vetë Charles McGonigal. A mund të flas unë me të, më tha gazetari. Ajo është pjesa jotë, i thashë,"- tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll