Aktualitet

Artan Hoxha flet për Shullazin: Shkoi në burg pas një deklarate në media, pse s'veprohet njësoj për Ramën?

Ai tha se ka qenë një oficer policie që ka dëgjuar një prej deklaratave të tij të thëna në "Opinion" dhe kështu ka nisur vënia nën hetim e tij dhe më pas arrestimi. 

21 Shkurt 2023, 21:59 Nga F.M
Artan Hoxha flet për Shullazin: Shkoi në burg pas një deklarate
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka ngritur pikëpyetje për mosnisjen e hetimeve për kryeministrin Edi Rama dhe takimet e tij me Charles McGonigal, ish-agjentin e FBI-së që është marrë nën akuzë për korrupsiuon. I ftuar në "A Shoë", Hoxha paralelizoi situatën me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe tha se gjithçka nisi pas një deklarate në media. Ai tha se ka qenë një oficer policie që ka dëgjuar një prej deklaratave të tij të thëna në "Opinion" dhe kështu ka nisur vënia nën hetim e tij dhe më pas arrestimi. 

"E dini si është arrestuar Emiljano Shullazi? Një oficer po shikonte "Opinion", ku unë kam folur për grupe të krimit që kanë vendosur gjoba. Ai oficeri e kishte dëgjuar, kishtë vënë në përgjim ata që duhen, dhe ja ku jemi sot. Ai person është në burg sot. Nuk po flasim për një personazh çfarëdo, por për një personazh që kishte kontakte direkt me ministrin. Pse në këtë rast, një referim fare i thjesht vlejti, ndërsa sot nuk vlen? Këmbëngulja për të mos nisur hetime, bën publikun të mendojë se këtu ka diçka,"- tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll