Aktualitet

Dosja McGonigal/ Hoxha: Problemi ynë është kryeministri i Shqipërisë, nuk e di çfarë i ndalon prokurorët të nisin hetimin

Hoxha tha se shqiptarët kanë votuar Edi Ramën për kryeministër dhe se është ai njeriu që duhet të japë llogari. 

21 Shkurt 2023, 21:58 Nga F.M
Dosja McGonigal/ Hoxha: Problemi ynë është kryeministri i
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se problemi i shqiptarëve nuk është korrupsioni i Charles McGonigal, por lidhjet e kryeministrit Edi Rama me të. I ftuar në "A Show", Hoxha tha se shqiptarët kanë votuar Edi Ramën për kryeministër dhe se është ai njeriu që duhet të japë llogari. 

"Problemi i vërtetë për në shqiptarët, nuk është Agron Neza, por problemi i vërtetë është ai që kemi votuar. Problemi jonë është kryeministri i Shqipërisë dhe qeveria që kemi votuar. Nuk e kuptoj se çfarë e ndalon cilindo prokuror të Shqipërisë, jo veç sa është folur, por që në momentin e parë mund të hapte një çështje. Nuk shikoj asgjë që i ka penguar prokurorët tanë që të nisin hetimet. Këmbëngulja për të mos hetuar këtë radhë, bën efektin e kundërt dhe bën që publiku të mendojë se këtu ka diçka, dhe prandaj këta po mundohet ta shmangin. Një pjesë e veprimeve për dosjen e Uashingtonit, kanë ndodhur në Shqipëri, ka lidhje me shtetas shqiptarë, aty del ashiqare dhe kryeministri e ka takuar dhe e ka pritur,"- tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll