Aktualitet

VIDEO/ Sheshi me emër tjetër, e busti me emër tjetër, çfarë ndodh në Gramsh? Kryebashkiaku: Është vendim i Këshillit Bashkiak

Kamber Dërmyshi ka qenë koordinator i të gjitha veprimtarive politike në vitet 1870-1915, duke kontribuar në shpalljen e pavarësisë dhe hapjen e shkollave shqipe.

21 Shkurt 2023, 22:37 Nga DOSJA
VIDEO/ Sheshi me emër tjetër, e busti me emër tjetër,
Sheshi dhe busti

GRAMSH- Disa ditë më parë emisioni Stop në Tv Klan transmetoi problematikën në qytetin e Gramshit, ku në sheshit me emrin Kamber Dërmyshi, ishte vendosur busti i Antonio Gramshit.

Kamber Dërmyshi ka qenë koordinator i të gjitha veprimtarive politike në vitet 1870-1915, duke kontribuar në shpalljen e pavarësisë dhe hapjen e shkollave shqipe.

Familjarët kanë një shqetësim. Stërnipi, Adrian Dyrmyshi tregoi se para 10 vitesh kërkoi që busti i Kambër Dërmyshit të vendosej në mes të sheshit, por kjo iu mohua.

Para disa muajsh mësoi se në mes të sheshit do të vendosej busti i Antonio Gramshit.

Kryetari i bashkisë, Klodian Tace, tha se ky është vendim i Këshillit Bashkiak. Në po të njëjtën datë, kryetari i komisionit tha se këtë çështje e zgjidh vetëm Gjykata, por nuk ndodhi kështu.

Pas transmetimit të Stop, busti i Antonio Gramshit u zhvendos nga sheshi Kamber Dërmyshi dhe u vendos në një tjetër hapësirë të qytetit.

Marrë nga tvklan.al

gramsh kamber dyrmishi antonio gramshi

Sondazh

Poll