Aktualitet

Përmes rrugës nacionale erdhi në Tiranë, zbardhet itinerari i BMW-së që u vodh në Shkodër, si përfundoi në Elbasan

Mjeti në fakt ka kryer itinerarin nga Shkodra përmes rrugës nacionale drejt Tiranës. Më pas ka përfunduar në Elbasan.

21 Shkurt 2023, 22:46 Nga F.M
Përmes rrugës nacionale erdhi në Tiranë, zbardhet itinerari
Makina e vjedhur

TIRANË- Është zbardhur itinerari i automjetit tip “BMW X6”, i cili u vodh pak kohë më parë në qytetin e Shkodrës e përfundoi në Elbasan më pritje të ekzekutimit të Elton Kilës. Mësohet se blutë e Shkodrës janë sinjalizuar në momentin që pronari ka vënë re mungesën e makinës, por nuk kanë arritur t’i ndalojnë dot autorët.

Mjeti në fakt ka kryer itinerarin nga Shkodra përmes rrugës nacionale drejt Tiranës. Më pas ka përfunduar në Elbasan.

Mjeti në fjalë u gjet dy ditë më parë në lagjen ku banon Erion Alibej, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka porositur një sërë vrasjesh dhe fillimisht u aludua se mjeti ishte lënë nga armiqtë e tij, por hetimet sollën të tjera zhvillime.

Një ditë pas gjetjes së mjetit të mbushur me armë, u vunë në pranga Arsen Preçi e Arben Spahiu, të cilët prisnin mbërritjen e Kilës në Elbasan për ta sulmuar atë. Njëri nga dy të arrestuarit, Arsen Preçi kishte hedhur në koshin e mbeturinave çantën e supit brenda të cilës janë gjetur pistoleta dhe dy mjete identifikuese që kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve. Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin prej tyre për të humbur gjurmë pas krimit.

Sot, të dy kanë dalë para trupës gjykuese, por kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Ky është atentati i katërt që është planifikuar për eliminimin e Kilës që dështon. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh.

parandalohet atentati ne elbasan elton kila

Sondazh

Poll