Aktualitet

Denoncimi i Artan Hoxhës: Si më hoqi Endri Fuga nga ABC! Nëse fati na varet nga 'regjia qendrore', ta lëmë profesionin

Hoxha thotë se vendimet në televizionin ABC i merr Endri Fuga.

21 Shkurt 2023, 23:00 Nga F.M
Denoncimi i Artan Hoxhës: Si më hoqi Endri Fuga nga ABC! Nëse
Gazetari investigativ, Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha, akuzon Endri Fugën se drejtori i mediave në Kryeministri, se e ka larguar nga AbcNews, ku ishte punësuar deri para pak mujash. I ftuar në A Show me Adi Krastën, Hoxha tregoi si iu komunikua shkarkimi nga puna, duke dhënë urdhër të prerë se nuk do të dilte më në ekran. Por, Hoxha tha se qëndrimi i tyre ndryshoi kur  publikoi materialet e reja për 21 janarin dhe se e kërkuan nk punë me dyfishin e pagës. Por, kktë herë, s'ka pranuar gazetari. 

"Nuk ka qenë asnjëherë media dhe peisazhi mediatik kaq i kontrolluar nga një regji qendrore. Televizioni ku unë punoja, pa më njoftuar askush, i ishte dhënë një urdhër redaktorëve që nuk del më në ekran. Në ekran kanë dalë të gjithë analistët që dilnin në ekranet e tjera. Dhe nga ai moment për shkak se ngjarjet vazhduan. Deri aty dukesha si i tyre, çoja ujë te mulliri i tyre dhe tani kisha kaluar te krahu tjetër. Padashur gjatë rrugës unë nxora materialin tjetër të 21 janarit dhe menjëherë më thirrën e më thanë që mund të vesh atje, mund të të japim edhe dyfishin e rrogës, por ne duhet të komunikojmë me Fugën. U thashë a bëhet gjë të mos jem te kjo bordero. S'më kishte bërë vaki ndonjëherë. Të gjithë njerëzit thoshin mund të shkosh menjëherë në punë por ne po flasim me ata. More nuk dua të flisni me atë. Nëse fati jonë varet nga regjia qendrore, ne duhet ta lëmë këtë punë. Unë po i bëj dy muaj zyrtarisht pa punë. Por nëse unë nuk arrij dot me kaq eksperiencë sa kam unë, me këtë natyrë pune, të ngelem jashtë profesionit tim sepse ka vendosur "regjia qendrore e Big Brother..."",- tha gazetari Artan Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll