Aktualitet

Gjendet një 19-vjeçar i plagosur me thikë në Tiranë, mister autorët

19-vjeçari është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nvojshme mjekësore. 

21 Shkurt 2023, 21:56 Nga F.M
Gjendet një 19-vjeçar i plagosur me thikë në Tiranë,
Policia e Tiranës

TIRANË- Një 19-vjeçar me inicialet O. Sh.,  është gjetur i plagosur në zonën e njohur si Fusha e Aviacionit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00. Mësohet se i riu është përleshur me një grup djemsh nga mosha 14-17 vjeç, të cilët e kanë qëllkuar me sende të forta e thika. 19-vjeçari është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nvojshme mjekësore. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 21.02.2023, rreth orës 21:00, Salla Operative ka marrë njoftim se në afërsi të fushës "Ali Demi", është dëmtuar, në rrethana ende të paqarta, dyshohet me mjet prerës shtetasi O. Sh., 19 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

policia e tiranes

Sondazh

Poll