Aktualitet

Artan Hoxha flet për 'kamerat e krimit': Janë hequr në zonat gri, do kemi përplasje interesante

Sipas tij, vijueshmërinë do ta tregojë fushata elektorale, duke paralajmëruar dhe përplasje. 

21 Shkurt 2023, 21:55 Nga F.M
Artan Hoxha flet për 'kamerat e krimit': Janë hequr në
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për kamerat e që janë shkëputur së fundmi nga Policia e Shtetit. I ftuar në "A Shoë", Hoxha tha se ato kamera nuk janë hequr për të 'këputur' fijet e krimit, por ky veorim është bërë në zonat 'gri'. Sipas tij, vijueshmërinë do ta tregojë fushata elektorale, duke paralajmëruar dhe përplasje. 

"E di pse po hiqen. Është shumë interesante dhe unë mendoj se do ta provojmë gjatë fushatës elektorale. Këto kamera nuk i kontrollojnë dot autoritetet dhe janë ato kamera që në disa raste të tjera na kanë shërbyer ne për të na thënë materiale, të cilat denonconin veprime që bëheshin nga pushteti. Dhe në fushatë, kur fillon shpërndarja, presioni, këto kamera nëpër lagje që nuk i kontrollon salla operative mund të kthehen në armë për kundërshtarin dhe unë nuk do ta besoj që ka qenë ky plani, por indikatorët më thonë se po të shikosh pozicionet ku janë hequr kamerat janë zona gri gjatë fushatës elektorale dhe aty do kemi përplasje shumë interesante,"- tha Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll