Aktualitet

EMRAT/ Nuk ishte shënjestra, por mori plumbin! Identifikohet i plagosuri në Librazhd, u qëllua teksa pinte kafe në lokal

Personi që ka qëlluar është identifikuar si Albi Biçaku.

21 Shkurt 2023, 20:03 Nga F.M
EMRAT/ Nuk ishte shënjestra, por mori plumbin! Identifikohet i plagosuri
Policia

LIBRAZHD- Shpëtim Skura është personi që ka mbetur i plagosur në Librazhd. Mësohet se Skura ka qenë i ulur si klient në lokal, kur në drejtim të biznesit është qëlluar me breshëri plumbash.

Personi që ka qëlluar është identifikuar si Albi Biçaku. Ky i fundit ka qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje, por qëllimi i tij nuk ka qenë të plagoste Skurën.

Skura ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar në spital. Ai mësohet se ndodhet jashtë rezikut për jetën.

policia e librazhdit shpetim skura albi bicaku plagosje ne librazhd

Sondazh

Poll