Aktualitet

Korrupsioni në doganën e Morinës, GJKKO merr vendimin për 32 efektivët e arrestuar, shpall fajtor 25 prej tyre

Gjykata ka liruar sot me “shërbim prove” apo me deklarimin fajtor 27 prej të pandehurve, ndërsa ka lënë në burg vetëm 4 prej tyre, Xhaferr Elezi, Fatri Iseberi, Halim Shehu dhe Sazan Ibra.

21 Shkurt 2023, 21:07 Nga I.A
Korrupsioni në doganën e Morinës, GJKKO merr vendimin për 32
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë sot vendimin në lidhje me zyrtarët, shumica prej të cilëve kanë ushtruar funksione të ndryshme në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Kukës, të cilët akuzoheshin se merrnin ryshfet personave të ndryshme që hynin në territorin e Kosovës. Gjykata ka liruar sot me “shërbim prove” apo me deklarimin fajtor 21 prej të pandehurve, ndërsa ka lënë në burg vetëm 4 prej tyre, Xhaferr Elezi, Fatri Iseberi, Halim Shehu dhe Sazan Ibra.

U shpallën të pafajshëm: Reni Dokolli, Shpëtim Cenaj, Sulë Onuzaj, Emilton Asllanaj, Artan Redhaj, Avni Tërshalla, Klevis Salkurti.

Vendimi:

Lahert Sulo fajtor, 2 vite e 8 muaj shërbim prove dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Ani Hoxholli fajtor, 2 vite e 8 muaj shërbim prove dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Emilton Asllanaj, i pafajshëm, heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Halim Shehu, fajtor, 1 vit e 8 muaj burg dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Arben Kastrati, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Arjan Sokoli, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Dashnor Braha, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Elidjana Toçila, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Endrit Uka, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Fatri Iseberi, fajtor, 1 vit e 8 muaj burg, heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Fatri Braha, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Artan Redhaj, i pafajshëm
Gëzim Duraku, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Haqif Halilaj, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Kapllan Dogjani, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Mimoza Shahinaj, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Muhamet Cengu, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Rezarta Lako, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Urim lami, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Vehbi Nerguti, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Vijsava Selmani, fajtore, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Xhuljana Maksutaj, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Bedri Duraku, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Avni Tërshana, i pafajshëm
Arben Goçi, fajtor, 32 muaj shërbim prove, dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite
Reni Dakolli, i pafajshëm
Shpëtim Cenaj, i pafajshëm
Sulë Onuzi, i pafajshëm
Atli Jashari, fajtor, heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Klevis Salkurti, i pafajshëm
Xhaferr Elezi, fajtor, 8 muaj burg dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.
Sazan Ibra, fajtor, 8 muaj burg dhe heqje e mundësisë për të shërbyer në funksione publike për 5 vite.

Operacioni për arrestimin e punonjësve të policisë së kufirit u finalizua prillin e kaluar, pasi SPAK pretendoi se ekzistojnë të dokumentuara 312 raste të veprimeve korruptive të tyre. Ata favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e Bashkimit Europian. Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundraligjshme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.

gjkko reni dokolli xhaferr elezi fatri iseberi halim shehu artan redhaj avni tërshalla klevis salkurti

Sondazh

Poll