Aktualitet

Artan Hoxha publikon foto me Agron Nezën: Kush bëhet gati për tu arrestuar, më dorëzon ‘sekretet’

Krah fotos, ai shkruan me humor se përmes tij, i ka zgjidhur ‘hallet’ që kishte me FBI-në.

21 Shkurt 2023, 20:49 Nga F.M
Artan Hoxha publikon foto me Agron Nezën: Kush bëhet gati për tu
Artan Hoxha dhe Agron Neza

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zhvilluar një takim me Agron Nezën. Në një postim në Facebook, Hoxha ka publikuar një foto krah Nezës, i cili është identifikuar si 'Personi A’ në dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Krah fotos, ai shkruan me humor se përmes tij, i ka zgjidhur ‘hallet’ që kishte me FBI-në. Gazetari shton se kushdo që bëhet gati për tu arrestuar, ia dorëzon atij disa ‘sekrete’, duke ngritur mjaft pikëpyetje.

Postimi:

Këtë Agron Nezën, e kërkoj në qiell, e me gjen në mes të Tiranës Sapo mbylla një takim “top sekret” mes “Çakallit” dhe Personit A, të dosjes Charles McGonigal… Si traditë, kush është bërë gati për t’u arrestuar, më dorëzon disa “sekrete” për ditë të vështira.  Në këtë vend, “çfarë sjell ora, nuk sjell moti”, thotë populli… Unë për vete, sapo i zgjidha nja dy halle të vockla që kisha me FBI-në… “Revolucioni” vazhdon….

Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?

Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal, ndërsa Opozita ka zhvilluar disa protesta kombëtare ke a premtuar se do të vijojë me të tjera. Nga ana tjetër, debatet e zhvilluara në Kuvend kanë sjellë përjashtimin e shumë deputetëve të Partisë Demokratike./Dosja.al

artan hoxha agron neza

Sondazh

Poll