Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Librazhd, policia: Po kërkojmë autorin, ngjarja në rrethana të paqarta

I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

21 Shkurt 2023, 20:24 Nga F.M
Plagosja me armë zjarri në Librazhd, policia: Po kërkojmë
Policia

LIBRAZHD- Policia e Librazhdit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë mbrëmje në Librazhd. Në njoftim bëhet me dije se efektivët janë vënë në kërkim të autorit të ngjarjes, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë së Librazhdit, rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta. 

Ç'ndodhi në Librazhd?

Shpëtim Skura ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Librazhd. Ngjarja mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje në një nga lokalet e qytetit. Ka qenë personi i identifikuar si Albi Biçaku, ai që mësohet se ka qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje. Qëllimi i tij dyshohet të ketë qenë të sulmonte biznesin, por një nga plumbat ka kapur Skurën që ishte një klient rastësor. 

Njoftimi i policisë Librazhd

Plagosi me armë zjarri një 35 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit A. B., 27 vjeç nga Librazhdi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në lagjen nr 1 Librazhd, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd, dhe janë vënë në ndjekje të tij. Shtetasi A. B., duke qarkulluar me një automjet, në rretrhana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sh. S., 35 vjeç. 35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.

plagosje ne librazhd

Sondazh

Poll