Aktualitet

Marrëveshja e re për patentat, Genc Sejko: Në Angli kushtojnë 170 mijë lekë, 5 herë më ulët se në Shqipëri

Me anë të një postimi në Facebook, Sejko shkruan se kostoja e marrjes së patentës në Angli shkon rreth 170 mijë lekë, ndërkohë që bën krahasimin me Shqipërinë.   

21 Shkurt 2023, 20:06 Nga I.A
Marrëveshja e re për patentat, Genc Sejko: Në Angli
Genc Sejko

TIRANË- Aktivisti Genc Sejko ka reaguar pas vendosjes së ligjit për për nxjerrjen e patentës në Shqipëri, ku tarifa do të jetë 850 mijë lekë. Me anë të një postimi në Facebook, Sejko shkruan se kostoja e marrjes së patentës në Angli shkon rreth 170 mijë lekë, ndërkohë që bën krahasimin me Shqipërinë. Sipas Sejkos, testi i teorisë në Angli është 24 paund, testi i praktikës kushton 62 paund dhe patenta provizore kushton 34 paund. 

Postimi i Plotë:

Kosto e marrjes së patentës në Britani, £34 patenta provizore, £24 testi i teorisë dhe £62 testi i praktikës, totali £129 (që përfshin edhe kartonin) ose 17.000 lekë. Kosto e marrjes së patentës në Shqipëri, 85.000 lekë. Pesë herë më e lartë se në Britani. Kot sa për muhabet, se unë e di që ju mbani edhe më shumë.

Lajmi për dyfishimin e çmimit të patentave ka marrë shumë vëmendje në publik që nga dalja e tij. Nga 10 marsi, për të marrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët këtë vit do duhet të paguajnë minimum nga 85 mijë Lekë. Ky dyfishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike. Nga marsi, një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 Lekë, ndërsa një seancë praktike 935 Lekë.

genc sejko dyfishimi i cmimit te patentes

Sondazh

Poll