Sport

Kërkesa për lirimin me kusht të Dani Alves, refuzohet për shkak të... Robinhos

Sipas shtypit brazilian, prokuroria ka përdorur rastin Robinho, si shembull për të refuzuar kërkesën për lirim të Dani Alves, i cili ende po mbahet nën akuzën e përdhunimit të një të femre.

14 Shkurt 2023, 19:05 Nga DOSJA
Kërkesa për lirimin me kusht të Dani Alves, refuzohet për

BRAZIL - Rasti Robinho po bëhet sërish tituj në Brazil. 37-vjeçari brazilian u dënua në shkallën e dytë vitin e kaluar me nëntë vjet burg për përdhunimin në grup të një gruaje të re në Milano, ngjarje e ndodhur në vitin 2013 dhe një urdhër arresti ndërkombëtar është lëshuar për futbollistin brazilian nga prokuroria e Milanos, e cila kishte bërë kërkesën për të vuajtur dënimin në Itali. Mirëpo, Brazili nuk ka marrëveshje ekstradimi për qytetarët e saj.

Pra, duke përdorur rastin e Robinhos, prokuroria e Barcelonës arsyetoi vendimin e saj për të vazhduar ndalimin e Dani Alves, pavarësisht kërkesës së mbrojtjes për lirimin e ish-yllit të Barcelonës, pasi ai arratiset në Brazil para dënimit përfundimtar.

Vendimi për lirimin me kusht pritet brenda dy javësh

Sipas dokumenteve, në të cilat media ka patur akses, ish-mbrojtësi katalanas ishte i përgatitur të merrte një sërë masash për të mos u larguar nga vendi (përdorimi i byzylykut elektronik, dorëzimi i pasaportave braziliane dhe spanjolle, masa kufizuese). Megjithatë, gjyqtari, i cili duhet të vendosë, nëse ai duhet të mbetet në burg ose të lirohet me kusht në pritje të gjykimit, duhet të marrë vendimin e tij përfundimtar brenda dy javësh më së shumti.

Gjurmët e ADN-së si provë ndaj futbollistit

I akuzuar për përdhunimin e një të reje 23-vjeçare më 30 dhjetor, asi brazilian ka ndryshuar mbi tri herë dëshminë për të hedhur poshtë akuzat ndaj tij. Megjithatë më 10 shkurt gazeta katalanase “El Periodico” publikoi informacione të rëndësishme për rastin.

Testet konfirmuan se ADN-ja e ish-lojtarit të Barçës u gjet te viktima e supozuar. Më 20 janar, Dani Alves pretendoi se gruaja e tij i kishte bërë seks oral, por mbetjet e spermës së marrë nga mostrat vaginale të gruas së re sugjeronin të kundërtën.

Hetuesit mjeko-ligjorë gjetën gjurmë të spermës në dysheme dhe në veshjet e viktimës së dyshuar. Në deponimin e saj, paditësja konfirmon se i pandehuri e ka detyruar ta ndiqte në tualetet e klubit të natës Le Sutton për të kryer seks oral (të cilin dyshohet se e ka refuzuar), përpara se ai ta përdhunonte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll