Sport

Sulmuesit të Nantës i vdes vajza 5-vjeçare! Kamerunasi do të mungojë ndaj Juves...

Sulmuesi i Kamerunit dhe Nantes, Ignatius Ganago humbi tragjikisht vajzën e tij 5-vjeçare Chloe. Klubi bën me dije lajmin

14 Shkurt 2023, 18:13 Nga DOSJA

Sulmuesit të Nantës i vdes vajza 5-vjeçare! Kamerunasi do

FRANCE - Një zi dhe i rëndë për sulmuesin kamerunas 23-vjeçar të Nantes, Ignatius Ganago, i cili humbi vajzën e tij Chloe nga një sëmundje e pashërueshme.

Ekipi i tij i Nantes në një deklaratë, u shprehet: “Me pikëllim të thellë mësuam për vdekjen e vajzës së sulmuesit tonë, Ignatius Ganago. Po mendojmë për ju”, pa specifikuar se cila sëmundje nga e cila është “mposhtur” 5-vjeçarja.

Me humbjen e vajzës së tij, në shenjë zie futbollisti 23-vjeçari kuptohet që do të mungojë në ndeshjen e Europa League ndaj Juventusin, të enjten mbrëma (21:00). Ai do të kthehet në Kamerun ku do të bëhet varrimi i vajzës së tij.

Sulmuesit të Nantës i vdes vajza 5-vjeçare! Kamerunasi do

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll