Sport

PRAG TRAGJEDIE! Mbrojtësit ukrainas i pushoi zemra në stërvitje, tani ndodhet në terapi intensive në një spital në Turqi…

Mbrojtësi i djathtë ukrainas 28-vjeçar i huazuar te Zorya Luhansk është në gjendje stabile dhe ka gjasa t'i nënshtrohet një operacioni. Ja si ndodhi ngjarja

14 Shkurt 2023, 16:17 Nga DOSJA

PRAG TRAGJEDIE! Mbrojtësit ukrainas i pushoi zemra në stërvitje,

TURQI - Mbrojtësi Oleg Danchenko ka pësuar një goditje të trefishtë dhe ndodhet në gjendje kritike në terapi intensive. Mbrojtësi i djathtë humbi ndjenjat në stërvitjen e Zorya Luhanskut, ku luan si i huazuar, dhe mjeku i ekipit e ringjalli me një defibrilator.

Lojtari i skuadrës ukrainase Zorya Luhansk, e cila pos tërvitet në Turqi, është transportuar menjëherë në një spital dhe tani ai ndodhet në reanimacion. Nga informacionet e fundit thuhet se gjendja e mbrojtësit të djathtë 28-vjeçar është e qëndrueshme, por ka gjasa që ai t'i nënshtrohet një operacioni.

“Mjekët e stabilizuan gjendjen e tij. Ai është i ndërgjegjësuar. Mjekët tani po bëjnë një diagnozë të saktë, se sa i gjerë ishte sulmi në zemër. Hapat e mëtejshëm të mjekëve do të varen nga kjo. Nëse do të kërkoj operacion, apo gjithçka do të trajtohet me trajtim mjekësor”,- raportoi gazetari Miroslav Nebesnik, i cili theksoi se si ndodhi incidenti gjatë stërvitjes së Zoryas.

“Stërvitja ishte një ngrohje normale, as në mes të stërvitjes. Shokët e skuadrës vunë re se Danchenko po sillej çuditërisht. Filloi të lëkundet nga njëra anë në tjetrën, në një moment humbi ndjenjat. Lojtarët iu afruan për të kontrolluar pulsin, por ai nuk kishte asnjë. 

Atij iu bënë injeksione të nevojshme për të rifilluar zemrën në punë. Por ai kishte nevojë për një defibrilator, masazhi i drejtpërdrejtë i zemrës nuk ishte i mjaftueshëm. I gjithë ky proces zgjati rreth 30 minuta. Zemra ndaloi tre herë dhe u deshën tre herë për të stabilizuar situatën”.

Kujtojmë se mbrojtësi ukrainas kishte përjetuar një tragjedi më 14 janar 2022, ditën kur u largua nga AEK-u si huazim për në Zorya, pasi kishte humbur gruan e tij në një aksident automobilistik pak jashtë Odessas.

Victoria Danchenko po ngiste një Mercedes në autostradën që lidh Kievin me Odesa, ajo u përplas me një makinë tjetër, duke dalë nga rruga. Gruaja e ukrainasit e kishte çuar në aeroportin e Kievit për të fluturuar në Zaporizhia për të përfunduar transferimin dhe aksidenti ndodhi gjatë kthimit të saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll