Sport

Një sondazh i BBC-së zbulon se gjyqtarët në Angli jetojnë nën një regjim... frike, ku nuk mungojnë edhe kërcënimet me vdekje!

Abuzimi verbal dhe fizik i arbitrave amatorë në Angli ka marrë përmasa alarmante

14 Shkurt 2023, 15:30 Nga DOSJA

Një sondazh i BBC-së zbulon se gjyqtarët në Angli

ANGLI - Një sondazh pyetësor i BBC-së, të cilit i janë përgjigjur më shumë se 900 gjyqtarë amatorë, zbuloi nivele alarmante abuzimi dhe frikësimi, me raste të shumta të kërcënimeve me vdekje.

“Një ditë në këtë vend një gjyqtar do të humbasë jetën. Ndodhi në Holandë disa vite më pare, por ata vërtet ndryshuan kulturën e tyre të futbollit”,- tha Paul Field, president i shoqatës së arbitrave të vendit për BBC.

Nga 927 të anketuarit, 908 thanë se ishin abuzuar verbalisht nga spektatorë, lojtarë, agjentë ose trajnerë, me afro 300 prej tyre, që thanë se ishin abuzuar fizikisht.

Gjithashtu 57 thanë se kishin marrë kërcënime me vdekje për vete, ose familjet e tyre, me pothuajse gjysma e atyre që iu përgjigjën pyetësorit, duke thënë se ishin të shqetësuar për sigurinë e tyre. Nga 122 gjyqtarët e moshës 17 vjeç e poshtë që u përgjigjën, më shumë se 100 thanë se ishin abuzuar verbalisht.

Duke iu përgjigjur hetimit, FA tha se abuzimi i gjyqtarëve ishte krejtësisht i papranueshëm. “Nëpërmjet sanksioneve më të forta, inovacioneve kryesore dhe një strategjie të re trevjeçare të arbitrazhit që vjen së shpejti, ne jemi të vendosur ta trajtojmë këtë çështje dhe të ndërtojmë një mjedis më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës që gjyqtarët tanë të kenë përvoja të gjata të arbitrazhit të lumtur dhe shpërblyes”,- tha president i shoqatës së arbitrave të Anglisë për BBC.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll