Sport

Juventini Dusan Vlahovic në “shënjestrën” e Real Madridit për merkaton në verë…

Dusan Vlahovic thuhet se është në listën e transferimeve të Real Madridit, pasi ‘merenguesit’ që e kanë veçuar atë, si një zgjedhje ideale për të forcuar linjën e tyre sulmuese.

14 Shkurt 2023, 17:47 Nga DOSJA
Juventini Dusan Vlahovic në “shënjestrën” e Real

SPANJE - Ai pritet të jetë aktiv verën e ardhshme për Real Madridin, i cili po kërkon një merkato me opsione të përshtatshme që mund të sjellin cilësi në listën e tyre.

Në fakt, sipas “Athletic”, në Madrid kanë prioritet blerjen e një sulmuesi apo një anësori të djathtë, ku vëmendja e tyre aktualisht është drejtuar nga Dushan Vlahovic.

Sulmuesi serb thuhet se i ishte ofruar skuadrës ‘los blancos’ në afatin kalimtar të dimrit, por marrëveshja nuk u realizua për shkak të hezitimit të Realit për të kryer transferime në mes të sezonit.

Megjithatë, merkato e verës paraqet të dhëna të reja dhe nuk përjashtohet që madrilenët po përgatiten për blerjen e sulmuesit të Juventusit, i cili këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe tre asistime në të gjitha garat e bardhezinjve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll