Sport

Valencia u kthye te... ‘djali’ i saj, trajnerin e ri do të jetë Ruben Baraja…

Valencia ka njoftuar emërimin e Ruben Baraja, i cili i ka shërbyer klubit edhe si trajner i ekipit të rinj dhe si futbollist për më shumë se një dekadë.

14 Shkurt 2023, 18:00 Nga DOSJA

Valencia u kthye te... ‘djali’ i saj, trajnerin e ri do të

SPANJE - Më në fund, Valencia e gjeti njeiun që do të zëvendësojë italianin Gennaro Gattuso.

“Lakuriqët” kanë lidhur një marrëveshje me teknikun spanjoll 47-vjeçar.  Ruben Baraja, më parë ka qenë trajner i Valencia U-19 (2013-2015) dhe i ekipit të dytë për vetëm një javë (17 dhjetor - 25 dhjetor 2013) ndërsa si futbollist ka luajtur për ekipin për njëmbëdhjetë vjet (1999-2010) dhe më pas u largua.

Trajneri spanjol ka punuar edhe te Elche, Rayo Vallecano, Sporting Gijon, Tenerife dhe  Real Zaragoza.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll