Sport

Racizmi anti-shqiptar i serbëve edhe në Kishinau. Autoritetet moldave bllokojnë hyrjen e tifozëve të Partizan Beogradit…

Autoritetet moldave i mohuan hyrjen një grupi shtetasish serbë, duke shkaktuar një shkëmbim akuzash midis Kishinevit dhe Beogradit përpara deportimit të tyre eventual. Shikoni me kujdes racizmin e tifozëve serbë, vini re tri gishtat dhe flamurin me mesazhin kundër Kosovës…

14 Shkurt 2023, 17:27 Nga DOSJA

Racizmi anti-shqiptar i serbëve edhe në Kishinau. Autoritetet moldave

MOLDAVI - Një grup prej 12 të rinjsh serbë janë deportuar menjëherë drejt Beogradit, sapo kanë mbërritur në Kishinau të Moldavisë për ndeshjen Sheriff Tiraspol - Partizan Beograd, e planifikuar për të enjten e 16 shkurtit në Conference League.

Moldavia i ka ndaluar tifozët serbë bazuar në vlerësimin e shërbimit inteligjent moldav për rrezikshmërinë e tyre. Të 12 tifozët serbë janë kthyer mbrapsht pas mbërritjes në Kishinau. Shikoni me kujdes racizmin e tyre, vini re tre gishtat, flamurin me mesazhin kundër Kosovës. Tifozët të tjerët, duhej të vinin më vonë…

Kjo ndodhi disa orë pasi presidentja moldave Maya Sandu, pretendoi se Rusia po përdorte të huajt për të bërë një grusht shteti. Sandu tha në një konferencë shtypi, se Rusia po planifikonte një grusht shteti me ndihmën e të huajve nga Serbia, Mali i Zi, Rusia dhe Bjellorusia, duke bërë që ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, të mohonte pretendimet e saj dhe të kërkonte më shumë informacion nga Kishinau.

Një prej mbështetësve të Partizan Beogradit tha në Twitter se ata u trajtuan ashpër "me diskriminim shumë të qartë" nga autoritetet kufitare për pesë orë dhe përballen me katër ditë pritje për t'u dëbuar. Pasaportat e tyre u konfiskuan dhe atyre iu dhanë dokumente moldave dhe u thanë t'i firmosnin, tha një tjetër tifoz.

Në një postim në Instagram herët në mëngjesin e së martës, thuhet se një pjesë e tifozëve të Partizanit kanë blerë bileta për fluturimin herët në mëngjes nga Kishinau. Ai tha se zyrtarët kufitarë ua dorëzuan të gjithë urdhrat e dëbimit rreth orës 2 të mëngjesit. Pjesa tjetër pritet të marrë fluturimin e pasdites. Asnjë nga postimet në rrjetet sociale nuk zbuloi arsyen e dëbimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll