Sport

VIDEO/ Lukaku u çmend, i ulëriti gjatë lojës Barellas: “Mos guxo, qepe gojën!”, në fund belgu e fyeu Nicolon edhe nga nëna…

Romelu Lukaku u tërbua... gjatë ndeshjes në Marassi së Interit të hënën ndaj Sampdorias

14 Shkurt 2023, 18:41 Nga DOSJA

VIDEO/ Lukaku u çmend, i ulëriti gjatë lojës Barellas:

ITALI - Kush e pa Romelu Lukakun dhe nuk kishte frikë prej tij? 

Në minutën e 38-të të ndeshjes së Interit kundër Sampdorias, qendërsulmuesi belg humbi topin në mesfushë, Nicolò Barella iu ankua me zë të lartë, çka e zemëroi sulmuesin ndërkombëtar.

Belgu menjëherë filloi ta qortojë me fjali shumë të ashpra të kapura nga kamerat: “Mjaft, mos guxo. Mos më bëj kështu, qepe!”, i bërtiti qendërsulmuesi mesfushorit të kombëtares italiane.

Megjithatë, Barella nuk u frikësua dhe vazhdoi ta qortojë belgun, i cili në atë moment e rriti dozën: “Qepe gojën! Mjaft me ato krahë!”, e intimidoi ai.

Në përpjekje për të interpretuar buzët e Big Rom, duket se një fyerje edhe më e rëndë i del sulmuesit belg nga goja… “Këlysh ku*ve”!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll