Sport

Guardiola: “I kërkoj falje Gerrard-it, më vjen turp për komentin budalla që kam bërë”...

Pep Guardiola në konferencën për shtyp para derbit me Arsenalin, ka shfrytëzuar rastin për t'i kërkuar falje publike Steven Gerrard.

14 Shkurt 2023, 16:46 Nga DOSJA

Guardiola: “I kërkoj falje Gerrard-it, më vjen turp për

ANGLI - Vërejtja e... irritoi Pep Guardiolën dhe ai tha: “A është faji ynë që rrëshqiti Gerrard?”. Mirëpo këto fjalë shkaktuan reagime, por spanjolli e kuptoi shpejt gabimin e tij. Trajneri i Manchester Cityt në konferencën për shtyp para derbit me Arsenalin, kërkoi falje publike për komentin e tij të pavend.

“Unë vërtet i besoj komentet e mia në mbrojtje të klubit tim, por nuk e përfaqësova mirë ekipin tim, duke përdorur emrin e Steven Gerrard në këto komente budallaqe. 

I kërkoj falje Steven Gerrard për komentin tim të panevojshëm dhe budalla që thashë. Ai e di se si e admiroj atë dhe karrierën e tij, çfarë ka bërë ai për këtë vend. I kërkoj falje atij, fëmijëve, gruas, familjes së tij. Më vjen turp nga vetja për atë që thashë,”- ka thënë Pep Guardiola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll