Sport

‘Tym i bardhë’ për PSG-në, Kylian Mbappe kalon testin përfundimtar para Bayern...

Kylian Mbappé kaloi testin këtë marte në mëngjes para PSG-Bayern. Me një seancë e gjysmë në këmbë, ai do të zinte vendin e tij në pankinë, siç ishte paralajmëruar.

14 Shkurt 2023, 14:47 Nga DOSJA
‘Tym i bardhë’ për PSG-në, Kylian Mbappe kalon testin

FRANCE - Në kontekstin e errët të PSG-së, ky është një lajm i shkëlqyer. Kylian Mbappé ka kryer një test përfundimtar këtë të martë në mëngjes. 

Sulmuesi, i cili pësoi një dëmtim në kofshën e majtë më 1 shkurt, do të jetë i pranishëm në Parc des Princes mbrëmjen e së martës për ndeshjen eliminatore të Champions League kundër Bayern Munich. 

Tregues dhe ndjenjat e tij janë të mire, megjithatë do të duhet ende pak kohë për të luajtur. Tani çdo gjë mbetet për t'u përcaktuar, se çfarë do të vendoset gjatë ditës pas shkëmbimeve të planifikuara mes stafit të Christophe Galtier dhe sektorit mjekësor. 

Me një seancë e gjysmë stërvitje në këmbë, në dy javët e fundit, Kylian Mbappé do të zinte vendin e tij në stol, siç u njoftua më herët nga stafi teknik i PSG-së

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll