Aktualitet

Zjarr në Vlorë, digjen sipërfaqe të mëdha me kullota pranë fshatit Tragjas (FOTO)

18 Shtator 2019, 14:07 Nga DOSJA
Zjarr në Vlorë, digjen sipërfaqe të mëdha me kullota

VLORË– Një zjarr në afërsi të fshatit Tragjas ka rënë ditën e sotme në Vlorë. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me kullota dhe shkurre në zonë.

Në vendngjarje kanë shkuar tre automjete zjarrfikëse, 2 nga Vlora dhe 1 nga Orikumi.  Për shkak të erës ka ekzistuar rreziku për përhapjen e flakëve deri afër banesave.

Aktualisht forcat zjarrfikëse janë angazhuar në terren, ndërsa  është bërë e mundur lokalizimi i flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në afërsi të fshatit Tragjas në Vlorë.

Prej disa ditësh disa vatra zjarri janë aktivizuar në disa zona në territorin e Shqipërisë, duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjore, shkurre, kullota dhe ullinj.Zjarrfikëset në vendngjarje për shuarjen e flakëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjen kullotat ne vlore zjarr ne fshatin tragjas zjarr ne vlore zjarret ne shqiperi digjen kullotat ne vlore zjarr ne fshatin tragjas zjarr ne vlore zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll